Aktualitet

Gratë naftëtare i përgjigjen Ramës: Hajde këtu ose përndryshe nuk...

Shkruar nga Liberale
Gratë naftëtare i përgjigjen Ramës: Hajde këtu ose

Gratë naftëtare që prej disa ditësh janë futur në grevë tek Uzina e naftës në Ballsh i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit u bëri thirrje të ndalojnë.

Një prej grave i kërkon kryeministrit të vijë t’i takojë gratë, të ulen dhe të diskutojnë për një zgjidhje.

"Ta harrojë kryeministri që të ndalim grevën ne, po nuk erdhi këtu. Këtu do vdesim, pse kjo është zgjidhje?

Nuk i besojmë, të gjitha mashtrime. Janë bërë të gjithë të pabesueshëm.

Ai dhe Balluku të vijnë. S’ka reaguar fare, pse ky është reagimi, të dalim nga greva.”, tha gruaja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH