Aktualitet

Grabitet posta në Berat, policia zbulon shumën e marrë

Shkruar nga Liberale
Grabitet posta në Berat, policia zbulon shumën e marrë

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur filialin e Postës Shqiptare në Berat.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Muzakaj”, Berat. Sipas policisë, shuma që kanë marrë autorët është 10 mijë lekë të rinj.

"Gjatë natës, shtetas ende të paidentifikuar, kanë vjedhur 10 000 lekë të rinj, në Zyrën Postare Nr.2. Vijon puna intensive për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, si dhe për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH