Showbiz

Gjuajtje me armë dhe hedhje granatash, policia ndërpret koncertin e Mozzik

Shkruar nga Liberale
Gjuajtje me armë dhe hedhje granatash, policia ndërpret koncertin e

Koncerti i Mozzikut në Gjilan nuk shkoi aq mirë pasi u shënua nga disa incidente të pakëndshme. Pas mesnatës dikush gjuajti me armë zjarri në oborrin e diskotekës. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një gëzhojë të armës dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan, më datën 28.07.2023, rreth orës 1:50, ka pranuar informacionin se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka të shtëna armësh zjarri”, u shpreh Hashani.

Hashani shtoi se mjeti i pashpërthyer është asgjësuar nga Njësiti për Çminim i Policisë.

“Të gjithë personat të cilët kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurt janë evakuuar. Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mjeti i pashpërthyer është menaxhuar dhe është asgjësuar pa pasoja nga Njësiti për Çminim i Policisë së Kosovës”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH