Pas një edicioni mjaft të suksesshëm vitin e kaluar, nga dita e shtunë ka nisur edicioni i dytë i një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, “Big Borther VIP”.
Gjatë kohës që Mikela, Tea dhe Efi kanë qenë pjesë e këtij spektakli kanë diskutuar me njëra-tjetrën për periudhën kur kanë qenë pjesë e emisionit “Për’Puthen”.
"Kështu jam vetë dhe gjithë jetës sime më kanë gjykuar për ngjyrën. Më shumë e kisha në “Për’Puthen”. Nuk ka ngel njeri pa thënë që i përket komunitetit rom. Mbaj mend që edhe kur kam nisur në fillim në “Për’Puthen” kam mbajtur edhe një fjalim", ka thënë Mikela.