Globi

Gjermania nis vaksinimin kundër Covid në 1 janar

Shkruar nga Liberale
Gjermania nis vaksinimin kundër Covid në 1 janar

Gjermania do të nisë zyrtarisht vaksinimin e popullatës për Covid-19 në datën 1 janar. Mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Dollenberg tha për televizonion Klan se plani për nisjen e injektimit të vaksinës në javën e tretë të Dhjetorit është anuluar për shkak të përgatitjes së stafit dhe infrastrukturës së nevojshme.

“Vaksinimin do e fillojmë në mënyrë zyrtare në 1 janar të 2021, kishim një plan për tani por parapërgatitja e stafeve është e vështirë. Ne do i certifikojmë qendrat ambulatore, mjeku i shtëpisë, poliklina do të jenë baza, po ndërtojmë një rrjet në qoftë se që do jenë vetëm për vaksinim”.

Ashtu si edhe në vendet e tjera që e kanë nisur këtë proces, edhe në Gjermani vaksinimi i popullatës do të bëhet në bazë të kategorive duke nisur nga më të rrezikuarit.

“Kategoria e kuqe janë më të rrezikuarit ku përfshihen ata mbi 65, mjekët, kategoria portokalli që kanë një faktor risku apo dy dhe e fundit kategoria e gjelbër ku futen ato që s’kanë asnjë sëmundje”.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH