Globi

Gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçares në një karrocë supermarketi! Dyshohet se e vrau me thikë bashkëmoshatari

Shkruar nga Liberale
Gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçares në një karrocë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupi i pajetë i një vajze 16 vjecare romake, Michelle Maria Causo u gjet sot në orën 16:00 në një karrocë supermarketi të lënë pranë një koshi mbeturinash në via Stefano Borgia në Primavalle.

Hetuesit kanë ndaluar një djalë bashkëmoshatar me origjinë të huaj, i cili po merret në pyetje pasi dyshohet se ka vrarë vajzën.

Në trupin e adoleshentes u gjetën plagë të shumta të shkaktuara nga goditja me thikë. Trupi i saj ishte mbyllur me qese të zezë. Alarmi për ngjarjen u ngrit nga një fqinj i të riut.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH