Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i 14 vjeçarit në lumin Seman

Shkruar nga Liberale
Gjendet trupi i pajetë i 14 vjeçarit në lumin Seman

Është gjetur trupi i pajetë i 14 vjeçarit në lumin Seman. Pas 24 orësh, i mituri u gjet në një nga xhepat e lumit Seman.

14 vjeçari kishte shkuar dje për peshkim, ndërkohë që dyshohet se, ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat, të cilat mendohet se i kanë ngecur në lumë.

“Dilnim bashkë për të peshkuar, dje e lashë në gjumë dhe vetë dola. Pasdite gjeta rrobat e tij në breg të lumit. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur. Këtu vinim bashkë për peshk dhe në një vend tjetër”, ka thënë vëllai i tij më herët për mediat.

Mësohet se, një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë. Banorët e zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH