Korrenspondeti i TV Klanit, Idro Seferi i ka bërë sot presidentit të Serbisë një dhuratë të veçantë.
Meqë disa ditë më parë Aleksandër Vuçiç e pyeti nëse foli mirë në shqip apo jo, sot Seferi i dha një fjalor të gjuhës shqipe.
“Ekselencës së tij, Presidentit Aleksandër Vuçiçq ia dhuroj fjalorin tim personal për t`u kuptuar më mirë në të ardhmen sesa në të kaluarën”, shkruan ai në dedikimin për fjalorin që ia dha gjatë një interviste që realizoi me kreun e shtetit serb. /Gazeta Liberale