Aktori i njohur me origjinë Shqiptare Jim Belushi ka ardhur në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur përmes disa fotove aspak turistike, të publikuara në rrjete sociale.
Ai ka publikuar foto në rrugët e Tiranës, ku në një prej tyre shihet pranë një nëneje që shet fruta perime.
Në një foto tjetër ai shihet me mikun e tij në sheshin Skënderbej dhe shkruan: Chris dhe unë e duam këtë vend!
Ende nuk dihet arsyeja pse aktori i njohur ka zgjedhur të vizitojë vendin tonë, por ardhja e tij ishte e paralajmëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj, në mes të muajit shtator.
“Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë. Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artistike. Ne sapo organizuam festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do të vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai është shqiptar”, u shpreh Veliaj.