Aktualitet

Fshehu dënimin në Greqi, KQZ merr vendimin për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Shkruar nga Liberale
Fshehu dënimin në Greqi, KQZ merr vendimin për kryebashkiakun e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë ditën e sotme vendimin, lidhur me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Bëhet me dije se KQZ nuk i ka hequr mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, duke e lejuar që të vazhdojë të ushtrojë detyrën.

Kujtojmë se Kreshnik Hajdari rezultoi se kishte fshehur një dënim prej 4 muajsh për kalim kufiri në Greqi në mënyrë të paligjshme, ndërsa vetë ai ka thënë se nuk ishte në dijeni për këtë dënim.

Kërkesën në KQZ për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryetarit të Bashkisë Kuçovë e dorëzoi në KQZ koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ndërsa verifikimet u kryen nga Prokuroria e Përgjithshme.

“Detyrimi i subjekteve është për të deklaruar shkaqet, kur ka shkaqe që e ndalojnë të marrë funksione publike.  Jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklaruaes, tashmë kryetar i bashkisë së Kuçovës ka paraqitur formularin e deklarimit dhe disa të dhëna. Ai nuk ka paraqitur një të dhënë, pasi me një vlerësim të tij ka qenë e panevojshme ose e ka harruar kjo nuk ka rëndësi në arsyetimin tonë.

Por kjo e dhënë tashmë nuk përbën, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin. Ngelet diskutimi i faktit që nuk e ka deklaruar”, tha ndër të tjera Celibashi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH