Globi

Franca shënon bilancin më të lartë të viktimave që nga prilli

Shkruar nga Liberale
Franca shënon bilancin më të lartë të viktimave që

Franca ka raportuar 523 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Ky është bilanci më i lartë që vendi regjistron që nga 22 prilli, sipas Reuters që citon të dhënat nga ministria e shëndetësisë në vend.

Të dhënat e të martës, përfshijnë edhe vdekjet e ndodhura në spitale, të cilat raportohen çdo ditë, dhe 235 në shtëpitë e të moshuarve në katër ditët e fundit.

Po ashtu, ministria e Shëndetësisë raportoi edhe 33,417 raste të reja me Covid-19 në 24 orë, krahasuar me 26,711 që u regjistruan të hënën dhe 52,010 të dielën.

Brenda ditës,148 pacientë u dërguan në njësinë e kujdesit intensiv, një rënie e lehtë nga 186 të sëmurë të raportuar të hënën.

Në total, vendi numëron rreth 1.2 milion të infektuar dhe 35,541 viktima nga Covid-19.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH