Lori Hoxha ka konfirmuar se në krye të jurisë së “Dancing With The Stars” do të jetë balerini i njohur, Kledi Kadiu.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo falënderon Kledin, ndërsa tregon dhe mënyrën, se si është njohur me të.
“I kam dhënë dorën për herë të parë Kledit në moshën 13 vjeçare kur im atë “detyronte” mua dhe @sarahoxhaaa te udhëtonim çdo dite pas shkolle për tu ushtruar te akademia e ti e baletit në Rome. Ne fjalët e tij, Kledi ishte balerini me i mire shqiptar dhe ne nuk mund te shkonim diku tjetër. Kledi nuk vinte shpesh aty, por një nga kujtimet e mia te para me te ka qenë pikërisht në një nga studiot e baletit teksa unë dhe dhjetëra vajza e djem përgatiteshim për shfaqje. Ai erdhi për të parë a do e nderonim dhe unë nuk ja hiqja sytë që te kuptoja a do më njihte kur të na kryqëzohej shikimi. Si çdo balerine aty (por ndoshta pak dhe prej dëshirës për protagonizëm që më karakterizonte ne adoleshence) doja te bija né sy te “balerini i famshëm i Mediaset”. Né te gjithë madhështinë e tij me modestinë me te madhe ai nuk ngurroi te me jepte atë që për çdo balerine është esenciale: te dali e para. Sot, 16 vite më vone suksesi i Kledit nuk ka ndryshuar megjithatë rrethana jone nuk është me e njëjtë. Une nuk kërcej me (jo prej dëshirës por stafi i @dëts.albania nuk me do për ogur te mire ne premierën e tij) dhe ai nuk është këtu për te me gjykuar mua. Ai pranoi ftesën time dhe te Sara Hoxhës për te na u bashkuar në një tjetër shfaqje; atë qe unë ngulmoja që pas fitores time ne 2014 ta kisha pjesè tè Top channel dhe qe Sara po e sjelle ne jetë me nje skuadër fituesish si ne skene ashtu edhe në prapaskene”, ka shkruar Lori përmbi foton e Kledit.
Ndërkohë, mesa duket ajo nuk i ka më të mira marrëdhëniet me fituesin e “Big Brother Vip”, Ilir Shaqirin, pasi siç dihet ky i fundit është larguar drejt një tjetër spektakli kërcimi. Lori e ka hequr Ilirin nga Instagrami, edhe ai gjithashtu, duke konfirmuar se mes tyre paska pasur një konflikt serioz. /Liberale.al