Showbiz

Foto/ Lopez dhe Affleck festuan Shën Valentinit duke i dedikuar njëri-tjetrin një tatuazh domethënës

Shkruar nga Liberale

Çifti i njohur Ben Afleck dhe Jennifer Lopez kanë treguar edhe njëherë se janë më të dashuruar se kurrë. Edhe pse javët e fundit kanë treguar një Ben të çorientuar, aspak të kënaqur dhe madje të mërzitur në ceremoninë Grammy, dhe nga ana tjetër një Jennifer skeptike dhe kritike ndaj aktorit, të dy ata kanë shuajtur çdo dyshim për një krizë martesore.

Këngëtarja dhe aktori, të cilët u bashkuan me martesë gushtin e kaluar, festuan ditën e Shën Valentinit për herë të parë si çift i martuar duke bërë të njëjtin tatuazh.

"Angazhim. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar aktorja 53-vjeçare një seri fotosh të bukura në Instagram.

Detajet që bëjnë diferencën: tatuazhet e inicialeve të tyre, njëri me shigjeta të kryqëzuara dhe tjetri me simbolin e pafundësisë, të skalitura në mënyrë të pashlyeshme në lëkurën e tyre./Liberale.al

[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1329128,1329130,1329129"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH