Showbiz

FOTO/ Adelina Tahiri tregon nëse është ndarë apo jo nga burri

Shkruar nga Liberale

E përfolur në media, e komentuar në rrjete sociale, e vendosur shpesh në qendër të vëmendjes, martesa e Adelina Tahirit dhe partnerit të saj, Seriozhës edhe për shkak të diferencës së moshës ka qenë një nga temat e preferuara të lajmeve rozë.

Këngëtarja ka folur për herë të fundit rreth martesës së saj në programin “Në Kurthin e Piter Pan”, në muajin Prill. “Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj. Tani kaluam çdo gjë dhe pas vitesh akoma duhemi shumë dhe akoma jam shumë e dashuruar. Më ka ndikuar diferenca në moshë. Por kur janë në një moshë pak më të madhe janë më të pjekur dhe bëjnë më pak gabime”, u shpreh Adelina.

E ftuar sot në “Rudina” në Tv Klan për një intervistë rreth jetës personale dhe karrierës, Adelina u ndal edhe te presioni që ka ndierë nga mediat në martesën e saj dhe thotë se tashmë ka marrë një vendim.

Ndërkohë, ajo ka kohë që nuk publikon imazhe me bashkëshortin, por vetëm me djalin, çka ka shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme, megjithatë këngëtarja duket se ka mbetur e inatosur me gjithçka shkruajnë mediat.

Adelina Tahiri: Të them sinqerisht, për arsye të të gjitha këtyre gjërave, çfarëdo që më ka ndodhur në jetën time unë kam vendosur jetën time mos ta diskutoj asnjë lloj mënyre për asnjë lloj gjëje më të vogël sepse gjithmonë mediat i kalojnë në një anë tjetër dhe çdo diskutim dhe çdo deklaratë që unë jap për çfarëdolloj mënyre, keqtrajtohet, shkruhet dhe bëhen pafund pyetje, njerëz që nuk më  kanë shkruar me vite se si je janë kureshtarë për relatacionin, marrëdhënien…

Rudina Magjistari: E vërtetë. Por unë dua të them një gjë, që ti je nga të paktat që ke folur gjithnjë shumë hapur, ke pasur një lloj lirshmërie.

Adelina Tahiri: Është e vërtetë. Tani flas zyrtarisht.

Rudina Magjistari: Jeni mirë, ka rëndësi që jeni mirë të paktën?

Adelina Tahiri: Nuk dua të jap asnjë lloj komenti.

Rudina Magjistari: Në rregull, paska ndryshuar Adelina, ka marrë një vendim në jetën e saj. Është zgjedhja jote, pa diskutim.

Adelina Tahiri: Mendoj sinqerisht, unë e respektoj të drejtën  e çdo njeriu por mendoj se është më e mira edhe për rrethanat ku jemi, dhe për mua, dhe për djalin tim, edhe për atë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH