Një nga krijuesit kryesorë të TikTok në Mbretërinë e Bashkuar thotë se aplikacioni i preferuar nga të rinjtë mund të jetë një mjet i shkëlqyer mësimi - pasi një sondazh i BBC tregoi se shumë të rinj e përdorin atë për orë të tëra gjatë ditës.
Grace Keeling, 23 vjeçe, e njohur për videot e saj të sinqerta, qesharake dhe të shkurtra, ka 2.5 milionë ndjekës dhe podcast-in e saj. Ajo pranon se përdoruesit mund të krijojnë varësi nga aplikacioni, por gjithashtu thotë se "ndoshta ka mësuar më shumë në TikTok sesa në shkollë".
Grace, ndjekësit e së cilës u bënë të shumtë kur ajo hapi kanalin e saj në mars 2020 gjatë pandemisë, bën shaka kur thotë se shpenzon “23 nga 24 orë” në ditë në aplikacion si krijuese e tij. Por ajo beson se edhe përdorues të tjerë të rinj shpenzojnë shumë kohë atje dhe pranon se gjërat që i gëzojnë ata janë më kryesorja.
“Kur u bashkova për herë të parë, padyshim që kishte më shumë video argëtuese - kishte shumë të tilla” thotë ajo. "Por tani ITV News dhe BBC News kanë llogari TikTok, nuk mund të shikoni vetëm video qesharake, por mund të shihni se çfarë po ndodh edhe me lajmet, apo politikën."
TikTok gjithashtu mund t'ua heqë mendjen njerëzve nga gjërat, thotë ajo. "Unë mendoj se TikTok është një shpërqendrim i mirë. Nëse ndonjëherë ndihem pak e shqetësuar, përfshihem drejtpërdrejt në aplikacion dhe thjesht ai më largon mendjen nga gjërat e panevojshme."
Grace gjithashtu pret podcast-in e saj, pas famës së saj në TikTok.
Sondazhi analizoi qëndrimet e të rinjve ndaj mediave sociale - duke siguruar rezultate nga një kampion (2,680) të cilët thanë se përdornin të paktën një platformë të mediave sociale çdo muaj.
Prej tyre, 68% thanë se ishin dakord se rrjetet sociale ishte mënyra më e mirë për të qëndruar të lidhur me njerëzit që njihnin, si familja dhe miqtë. Por 66% e përdoruesve mujorë të anketuar gjithashtu ranë dakord se të rinjtë shpenzojnë shumë më tepër kohë nga ç’duhet në mediat sociale.
Sondazhi zbuloi se 59% e përdoruesve mujorë ranë dakord që media sociale ishte "mënyra më e mirë për të mbajtur të përditësuar" ngjarjet botërore. Megjithatë, 24% e të njëjtit grup mujor thanë se i besonin lajmeve që afronin mediat sociale.
Instagram (71 %), Tik Tok (68 %), You Tube (68). Snap Chat dhe Facebok mbeten aplikacionet më të përdorura nga të rinjtë britanikë, trend që ndiqet kudo nga të rinjtë në Europë. /Liberale.al/