Aktualitet

Flet infermieri shqiptar në Itali: Është si gjendje lufte, kemi frikë

Shkruar nga Liberale
Flet infermieri shqiptar në Itali: Është si gjendje lufte, kemi

Roland Çela është infermier që punon prej vitesh në spitalin infektiv “Sando Mato” në Milano, ndërsa tashmë prej disa javësh po lufton në vijën e parë të luftës me koronavirusin.

Ai tregon se kjo është situata më dramatike që ka përjetuar në jetën dhe punën e tij.

“Sidomos ditët e para ishin shumë të vështira. Ishim të papërgatitur. Nuk kishte kontrolle. Nuk dinim të adminstronim situatën. Atje nuk lejohet të futet asnjë familjar. Na kanë ngelur shumë gjëra personale të pacientëve në një dhomë që janë në pritje të familjarëve. Problemi është që më përpara se të vdesin, kanë pasur gjithmonë një familjar. Në këto momente ata janë vetëm, duken si të braktisur, si gjendje lufte. Spitali çdo ditë na informon me procedurat e reja të trajtimit të pacientëve dhe problemet tona emocionale. Tani është pak më ndryshe, edhe ne arrijmë të mësohemi me këtë ritëm dhe këtë mënyrë të punuari”, tha infermieri për Klan Plus.

Ndërsa teksa u pyet për uljen e rasteve, ai u shpreh se "dhe ne çdo ditë për këtë pyesim, kur do mbarojë sepse është shumë e vështirë të punosh në këto kushte. Kemi frikën se dhe ne po kontaminohemi. Kurba fillon të bjerë". /Gazeta Liberale

https://youtu.be/cV26EzWKFfo

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH