Showbiz

Filmi "Në kuadër të dashurisë", Ledion Liço në rolin e producentit: Nuk kam besim te Luiz Ejlli dhe Sara Hoxha

Shkruar nga Liberale
Filmi "Në kuadër të dashurisë", Ledion Liço

Menjëherë pas BBV, ku lUiz Ejlli dhe Olta Gixhari u bënë dy personazhet më të përfolur, televizioni që zhvilloi produksionin vendosi që të mos i lëshonte aq lehtë, sigurisht për të mirën e të gjithëve. Menjëherë u lajmërua se do të zhvillohej një film ku personazhet kryesorë do të ishin pikërisht Luizi dhe Olta, në një histori dashurie.

Filmi i titulluar "Në kuadër të dashurisë" ka filluar aktuialisht xhirimet dhe pak nga pak po zbulohen detaje për të mbajtur të ngëthyer vëmendjen e publikut.

Drejtori i Top Albania Radios, Ledion Liço, njëkohësisht producenti i filmit, tha në emisionin "Ndryshe" se kanë përzgjedhur aktorët më të mirë për një film të këtij zhanri. I pyetur nëse ky film do të shesë prej personazhve të BBV, Liço u shpreh:

"Mendoj që Luizi me Oltën do ta shesin filmin, kjo është e pakundërshtueshme. Ato janë grepi për të sjellë njerëzit në kinema, por unë jam i bindur që njerëzit do dalin nga kinemaja jo vetëm me Luizin dhe Oltën".

Po ashtu ai deklaroi se për shumëkënd që është pjesë e prodhimit të filmit, është hera e parë dhe prandaj që nuk ka besim, ashtu siç nuk ka edhe te vetja. Ndërsa u shpreh se beson te njerëzit që e kanë aktrimin profesion.

"Kam besim tek Olta Gixhari. Nuk kam besim tek Luizi… Kam shumë pritshmëri dhe jam i bindur që Luizi do bëjë mirë, sikundër kam pritshmëri nga Sara Hoxha, por nuk jam i sigurt te Sara Hoxha… Në kështu rastesh ti priresh të kesh besimin tek njerëzit që kanë eksperiencën, por varet se si e gjithë gjëja është vënë në funksion tëndin. Mendoj se Kolo ka bërë një punë shumë të mirë që të mund t’i japi secilit atë që i takon pa u munduar ta bëjë si diçka që nuk është", u shpreh ai.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH