Aktualitet

Ferrari me 231 km/h në By-Passin e Fierit, arrestohet polaku

Shkruar nga Liberale
Ferrari me 231 km/h në By-Passin e Fierit, arrestohet polaku

Një automjet Ferrari është ndaluar në By-Passin e Fierit. Radari i Policisë Rrugore ka regjistruar shpejtësinë 231 km/h. Automjeti superluksoz drejtohej nga një 50-vjeçar nga Polonia me iniciale T.S.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se automjeti Ferrari është i shpallur në kërkim në Gjermani për mungesë siguracioni. Gjithashtu, 50-vjeçari i paraqiti policisë një patentë të falsifikuar.

Polaku u arrestua dhe akuzohet për përdorim të dokumenteve të falsifikuara, falsifikim i vulave, stampave ose formularëve. Gjithashtu, ai u gjobit me 80 mijë Lekë të reja për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni. Ndërsa automjeti Ferrari është sekuestruar

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH