Kryesore

Fauci i shqetësuar për SHBA: Mund të arrihen 100 mijë raste në ditë 

               Publikuar në : 21:59 - 30/06/20 liberale

Shumë shtete amerikane po shohin një rritje shqetësuese në javët e fundit të rasteve të reja. Lidhur me këtë ecuri të koronavirusit, Brukseli sot e ka përjashtuar vendin nga lista që mund të vizitojë Europën.

Eksperti amerikanAnthony Fauci, një nga personazhet më të ndjekur nga publiku nga fillimi i pandemisë, thotë se vatrat e reja të infeksionit po rrezikojnë të gjithë vendin, dhe parashikimet e tij duken të frikshme.

“Sot kemi pothuajse 40 mijë raste të reja në ditë. Por nuk do të habitesha dikur të arrinim 100 mijë rastet në 24 orë në qoftë se nuk ndryshon trendi, prandaj jam shumë i shqetësuar”, tha Fauci, duke i bërë apel popullatës të mos braktisë masat e distancimit social dhe përdorimin e maskave.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back