Showbiz

Evis Mula: Ja pse u karantinova me prindërit dhe jo me të fejuarin

Shkruar nga Liberale
Evis Mula: Ja pse u karantinova me prindërit dhe jo me të fejuarin

Duke komentuar një pikturë të realizuar nga babai i saj, Osman Mula, sopranoja Evis Mula tha se personazhet ishin ajo dhe i fejuari i saj, të cilët periudhën e karantinës e kanë kaluar me dashuri online.

"Është një histori shumë personale, praktikisht jam unë dhe i fejuari im, që gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë të dashuruar online, pra kemi vazhduar episodin e fejesës sonë vetëm nëpërmjet lidhjeve online. Unë u karantinova në shtëpi me prindërit, sepse kam jetuar shumë kohë jashtë dhe akoma nuk jam ngopur me nektarin i bacës dhe mamit.

Nuk është se e kam zgjedhur vetëm unë, qe një si përzgjedhje e përbashkët sepse nuk kishim si të bënim, na kapi të dyve në befasi, aq më tepër që ishim në fazë tranzitore të dy në punën që po bënim dhe prisnim ndryshime pikërisht në këtë periudhë të marsit dhe të prillit", tha Mula.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH