Regjisori Robert Budina është liruar pasi u mbajt në një nga komisariatet e Tiranës prej orëve të para të mëngjesit. Budina është mirë nga ana shëndetësore dhe i është bashkuar protestës tek Teatri Kombëtar. Budina tha se tashmë e në vijim mjaftojnë edhe 10 veta për të përmbysur ‘farën e keqe’ që ka mbjellë Edi Rama.Po ashtu ai pati një mesazh ndaj policëve, ku i tha se duhet të mbajnë turpin pasi po rrijnë si qenër duke iu bindur Ramës dhe të kërkojnë më pas shpërblime nga Rama apo të paguhen nga oligarkët.
"Mua më liruan të fundit. Policët më justifikuan se s’kemi çfarë të bëjmë. Më thonin që ky popull jemi ne. Turpin e paçi ju, aty do rrini me orë, me ditë, me netë, pastaj shkoni dhe kërkojuni shpërblim që ju lanë këtu si qenër.
Shumë policë mund të jenë paguar nga oligarkët, se nuk shpjegohet ndryshe dëshira e tyre për të shembur dhe shkallmuar Teatrin. Rama e ndërtoi farën e të keqes dhe na i solli mu para turinjve. Tani gëzojuni dhe kënaquni me të.