Aktualitet

Rasti "Xhisiela"/ Gjykata pushon çështjen për Bashën

Shkruar nga Liberale
Rasti "Xhisiela"/ Gjykata pushon çështjen për

Gjykata ka pushuar çështjen ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gazetarit Basir Çollaku dhe ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu.

Kryedemokrati, Çollaku dhe Nuhu u paditën për “kallëzim të rremë” nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla për rastin “Xhisiela”.

Pushimi i procedimit është kërkuar nga Prokuroria, ndërsa vendimi është marrë me 18 shtator, por sot ka marrë formën e prerë.

Kallëzimi ndaj Bashës, Çollaku dhe Nuhutu bë më 27 shtator të vitit të kaluar, ku Taulant Balla depozitoi në Prokurori kallëzimin penal për kreun e PD, Lulzim Basha, për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “kallëzim të rremë”.

Kujtojmë se në këtë rast është përshirë, Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u  akuzua për dhunimin e Xhisiela Malokut. Lidhur më këtë ngjarje gjykata ka dënuar të riun me një vit shërbim prove.

Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet, sipas tij, nga disa eksponentë të PS, mes të cilëve dhe vetë Balla, për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH