Ervis Iljazaj
Dhimbja e madhe që kaploi Shqipërinë në këto ditë, duhet të na shërbejë jopër të nabërë pesimist apo tëna vërë përtokë, por si një moment për t’ia filluar nga e para dhe për të ndrequr gabimet e bëra gjatë këtyre viteve, të cilat fatkeqësisht janë të shumta.
Ndonjëjerë, raste të tilla ndihmojnë dhe shërbejnë për të reflektuar dhe për të ndërtuar një shoqëri dhe një të ardhme më të mirë. Madje, duhet me patjetër që ta shohim si një mundësi për të ardhmen, edhe pse fatkeqësisht ndërtohet mbi ditë zie si këto.
Por, pavarësisht dhimbjes, ideja dhe mendimi për të ardhmen dihet te triumfojë mbi fatkeqsitë.
Këto ditë të dhimbshme, gjithsesi, treguan një solidaritet kombëtar të paimagjinueshëm. Ndihma nga gjitha bota shqiptare u derdhën lum drejt fatkeqëve të tërmetit. Solidaritet njërzor në këtë drejtim i bashkoi edhe më shumë shqiptarët, dhe I bëri më të ndjeshëm ndaj fatit të tjetrit , gjë e cila i bën mirë një shoqërie.
Mirëpo, solidariteti megjithëse i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këto ditë vajtimi, nuk mjafton për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Kështu që, tashmë që solidaritetin e shoqërisë tonë duhet të fitojmë arsyen, për të mirën dhe të ardhmen tonë, të cilën e kemi humbur në 25 vitet e fundit .
Cdo gjë e ndërtuar në këto vite është pothuajse jashtë cdo llogjike n njërzore. Ndërtimet jane bërë pa arsye, infrastruktura rrugore po ashtu, arsimi, shëndetësia e cso fushë tjetër e jetës sonë. Në këtë mënyrë kemi ndërtuar një model zhvillimi ekonomik, urbanistik e shoqëror pa asnjë arsye të qëndrueshme. Dhe të gjitha pasojat i pamë këto ditë.
Këto ditë treguan se shoqëria, shteti dhe ekonomia shqiptare nuk është e gatshme të përballojë fatkeqësi te tilla. Nëse duam të kuptojmë se në cfarë gjendje është shteti, ekonomia dhe shoqëria e një vëndi, e kuptojmë pikërisht në këto raste.
Përshembull, përvecse solidaritetit të madh njërzor, menaxhimi i situatës ishte tërësisht jo racionale.
Në këto raste lipset një menaxhim i situatës, dhe jo ndihmë spontane apo instiktive. Sepse qëllon që ndihmat nuk menaxhohen dhe nuk shkojnë në vëndet e duhura.
Po ashtu, menaxhimi psikologjik i masave në gjendje paniku nuk ishte racionale aspak, duke I shtuar fatkeqësisë dhe një gjendje kaosi.
Me pak fjalë, treguam që ende nuk jemi një shoqeri racionale, por edhe në këto raste që kërkojnë gjakftohtësi dhe menaxhim maksimal, ishim vetëm spontan dhe instiktiv.
Por përtej këtij momenti, e rëndësishme është të përgatisim një shoqëri në te ardhmen që të jetë e aftë të përballojë risqe naturore, sepse ato jane aty, gjithmonë prezente.
E për ta bërë këtë , kjo situatë duhet të shërbejë si moment reflektimi për të ndërtuar të ardhmen. Në këtë kuptim, ka nevojë për një diskutim të gjerë publik ekspertësh dhe jo politikanësh injorantë dhe të babzitur.
E vetmja mënyrë për të shpëtuar të ardhmen është fusim logjikën dhe shkencën në të gjitha debater publike, dhe lër të ndërtuar një shoqëri dhe model zhvillim të qëndrueshëm dhe afargjatë. Sepse emocionaliteti, karitasi dhe solidariteti janë të vlefshme për dy apo disa ditë, por nuk zgjidhim cëshjtet dhe sfidat qe ka shoqëria shqiptare përpara. /Gazeta Liberale