Globi

Erdogan: Macron një barrë, shpresoj që Franca ta “heqë qafe”

Shkruar nga Liberale
Erdogan: Macron një barrë, shpresoj që Franca ta “heqë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan shpreson që Franca së shpejti do të heqë qafe Presidentin Emmanuel Macron, duke e përshkruar atë si një barrë për Francën, e cila sipas tij po kalonte kohë të rrezikshme.

“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme në të vërtetë. Shpresa ime është që Franca të heqë qafe problemin Macron sa më shpejt të jetë e mundur,” u tha Erdogan gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet franceze.

Lidhjet midis Turqisë dhe Francës, të dy anëtare të NATO-s, kanë qenë të tensionuara veçanërisht në muajt e fundit, lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave për Profetin Muhamed në Francë.

Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagor-Karabkah.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH