Sociale

“Epoka e ngrohtësisë globale ka mbaruar, tani ka mbërritur epoka e vlimit global”, korriku muaji më i nxehtë i regjistruar në histori

Shkruar nga Liberale
“Epoka e ngrohtësisë globale ka mbaruar, tani ka mbërritur

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar “mot jashtëzakonisht të nxehtë” në qytetet verilindore të vendit, veçanërisht New York Washington DC dhe në Boston.

Vala ekstreme e të nxehtit, e cila prej javësh ka përfshirë rajonet jugore të SHBA- së fundmi është përhapur edhe në shtetet veriore, me mbi 190 milionë njerëz.

Nxehtësia dhe lagështia kanë prekur dhjetëra milionë njerëz në gjithë vendin, duke përbërë rrezik për shëndetin publik.

Zyra e Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në New York tha se moti jashtëzakonisht i nxehtë pritet të zgjasë dy ditë dhe temperatura e ajrit në disa vende do të arrijë deri në 39 gradë Celsius, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Thirrje u bëhet njerëzve mbi 65 vjeç e lart, dhe personave me sëmundje kronike te tregojnë kujdes pasi vala e te nxehtit mund tu shkaktoje probleme shëndetësore.

Në Washington dhe Baltimore, u paralajmërua se temperatura mund të rritet në 44 gradë Celsius.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres deklaroi se korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë njerëzore. “Epoka e ngrohtësisë globale ka mbaruar, tani ka mbërritur epoka e vlimit global”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH