Këngëtari Enrique Iglesias do të hapë javën kulturore spanjolle në Tiranë.
Ylli spanjoll i muzikës latine do të performojë në sheshin Skënderbej nesër më 30 qershor.
Sipas Billboard Latin Music Awards 2020, Enrique Iglesias është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave.
Ndërkohë më 20 korrik, në sheshin "Skënderbej" do të performojë Ricky Martin.
Gazetarja Iva Tiço në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tregoi se sa do të jenë çmimet e biletave për këngëtarët
“Zona Bronz është 62 euro.
Zona Silver është 90 euro
Zona Gold është 123 euro, që janë shitur.
Zona vip është 188 euro”, tha ajo.