Aktualitet

Emri/ RENEA i shkoi për ta arrestuar në banesë, 49-vjeçari i përgjigjet me armë

Shkruar nga Liberale
Emri/ RENEA i shkoi për ta arrestuar në banesë, 49-vjeçari

Forcat RENEA kanë vënë në pranga një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedentë penalë.

I arrestuari me emrin Agim Gjata ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe forcat e policisë organizuan aksionin për kapjen e tij sapo morën informacion se po futej në banesë.

Në momentin që forcat e policisë kanë rrethuar banesën dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të uniformave blu.

Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga të shtënat me armë. 49-vjeçari ka qenë më parë person i dënuar për vrasje.

Në shtëpinë e tij u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov si dhe një armë zjarri tjetër pistoletë dhe një palë dylbi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH