Kronikë

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg për trafik kokaine, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Athinë

Shkruar nga Liberale
EMRI/ I dënuar me 10 vite burg për trafik kokaine, arrestohet

Një shtetas  shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet greke është arrestuar sot nga policia helene.

Sipas raportimit të medieve greke, bëhet fjalë për shtetasin Gentian Abazi, i cili është arrestuar në Athinë në lagjen “Peristeri”, ku u kap me 2 kg e 500 gramë kokainë, 3 kg e 430 gramë kanabis të papërpunuar, si dhe pajisje për përpunimin e drogës, materiale ambalazhimi dhe peshore elektronike precize.

Shqiptari dyshohet për 60 raste të shitjes dhe blerjes së kokainës. Ai është i dënuar nga Gjykata e Athinës me 10 vite burg, pasi dyshohet se është koka e një grupi që merret me trafikim të kokainës. Më herët Abazi është dënuar për armëmbajtje pa leje, si dhe për falsifikim dokumentesh në shtetin grek.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH