Një i dënuar është arratisur sot nga burgu i Bëncës në Tepelenë. Sipas News 24 bëhet fjalë për shtetasin Eduart Sakaj.
Po sipas të njëjtit burim, ky i fundit edhe pse donte të fitonte lirinë me çdo kush nuk ia ka dalë pasi është kapur nga policia.
Sakaj ka qenë në gjyq dhe në momentin që furgoni që e transportonte ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut, ai ka zbritur nga mjeti dhe është larguar me shpejtësi./Gazeta Liberale