Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën burrë e grua nga Saranda

Shkruar nga Liberale

Burrë e grua nga Saranda ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi.

Eleni Çakuli, 43 vjeçe, nga fshati Çaush, dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci, 54 vjeç, kanë ndërruar jetë në aksident.

Ata u përplasën me një kamion dhe u dërguan me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk i mbijetuan plagëve të rënda.

Çifti la pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë.

Mësohet nga raportimet e mediave greke se nga përplasja e fortë, 44-vjeçarja ka dalë nga makina dhe ka përfunduar në një cep të rrugës, ku është marrë nga urgjenca për t’u dërguar në spital. Çifti punonte prej vitesh në Amaliada, ku kishin një kafene.

Nga aksidenti, i plagosur ka mbetur edhe 70-vjeçari drejtues i kamionit. Në pamjet nga aksidenti duket se makina me të cilën udhëtonte çifti shqiptar është shkatërruar plotësisht ndërsa kamioni është përmbysur në rrugë.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH