Emisioni i mëngjesit në televizionin kryesor afgan TOLO TV ka rifilluar transmetimin, me një prezantuese femër.
Lajmin e bëri të ditur Saad Mohseni, drejtor i MOBY Group i cili operon me kanalin TOLO, me një postim në Twitter.
Ka pasur shqetësime se talebanët do të kufizojnë pjesëmarrjen publike të grave. Në të kaluarën, talebanët e kanë etiketuar TV TOLO një rrjet propagandistik.