Aktualitet

Emigrantët në kufi/ Meta: Të merren masa për karantinimin e tyre

Shkruar nga Liberale
Emigrantët në kufi/ Meta: Të merren masa për karantinimin e

Presidenti Ilir Meta ishte në një takim në Lezhë me prefektin Gjok Jaku në kuadër të situatës të pazakontë të pandemisë.

Sa i takon masave të marra nga qeveria, presidenti tha se është janë përpjekje nga ana e saj dhe se e rëndësishme është të ketë frymë më të madhe bashkëpunimi mes të gjithë autoriteteve dhe qytetarëve.

“Vlerësoj punën dhe angazhimin e prefektit në këtë situatë, është bërë një punë e mirë si masë parandaluese. Duhet të bëhen perpjekje të mëdha nga të gjitha institcionet për tejkalimin e situatës. Sa u takon emigrantëve të mbetur në kufi duhet të merren masa për të realizuar karantinimin e tyre, por apelojmë që të evitohet lëvizja në këtë periudhë, por duhet të behet çdo përpjekje për t’i ndihmuar ata. Sa i takon shpërblimit të mjekëve dua të them se nuk kam informacion të plotë për situatën, por dua të përshëndes mjekë dhe infermierë të Lezhës që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, sepse falë tyre kemi gjendje të stabilizuar në Lezhë dhe mendoj se çdo premtim për ta do të mbahet.”, tha Meta në Lezhë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH