Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit/ Hoxha: Ky lloj vrasësi i lirë përbën rrezik

Shkruar nga Liberale
Ekzekutimi i biznesmenit/ Hoxha: Ky lloj vrasësi i lirë

Gazetari Artan Hoxha, teksa ka komentuar ekzekutimin e biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen, ka thënë se vrasja u krye me një “ka me saktësi kirurgjikale”.

Sipas tij, as Forcat Speciale nuk do ta kryenin me përpikmëri një goditje të tillë, prandaj"ky lloj vrasësi i lirë përbën rrezik".

Mënyra e realizimit të vrasjes më tremb, ngjarja ka ndodhur ditën në një qytet të vogël. Mënyra se si është realizuar tregon se nuk është vrasës i rëndomtë. Është saktësi kirurgjikale, ka pasur shumë njerëz, mund të shkaktonte dëmë të tjera nëse autori do të kishte zgjedhur armën tradicionale në Shqipëri, kallashnikovin. Vetëm fakti që ky lloj vrasësi është i lirë përbën rrezik. Edhe Forcat Speciale po ta marrin për sipër atë lloj goditje nuk e dimë nëse do ta reazlizojnë me përpikmëri.

Sot kemi një ekzekutor që hyn në skenën e krimit i cili mund të ketë përdorur disa veshje edhe pse këtë nuk e dimë me saktësi. Lënia e armës në vendin e ngjarjes ka ndodhur sepse arma e ekspozonte gjatë largimit. Kostoja e një krimi është mundësia që ke për ta realizuar një vrasje, të gjesh qitës të këtij niveli ka një kosto shumë të madhe. Nuk gjendet një snajper kaq lehtë. Viktima e Rrëshenit ruhej, lëvizjet e tij ishin të kufizuara që në momentin e ekzekutimit të vëllait të tij në Romë”, tha gazetari Artan Hoxha në Abcnews./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH