Sipas informacioneve zyrtare, autori, kolegu i tij Ludian Zaimi ka qëlluar 7 herë mbi viktimën gjersa ky i fundit ra përtokë dhe u transportua me urgjencë në spital ku nuk mundi të mbijetojë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për një konflikt banal pas ndarjes së turneve brenda sallës së mbledhjes në komisariat.
Saliasi humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa dyshohet se 60-vjeçari mbeti viktimë e ‘pafajshme’ e një konflikti që lindi mes dy kolegëve të tij.
Dyshohet se Zaimi me një koleg tjetër ka pasur një konflikt në komisariat dhe kanë qëlluar me armë, teksa plumbat kanë kapur Saliasin.
Autori kishte vetëm një vit e gjysmë që ishte bërë pjesë e uniformave blu, ndërsa viktima ishte prej 20 vitesh polic.