Aktualitet

E rëndë/ Gjendet pa shenja jete 55-vjeçari në Pogradec, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Gjendet pa shenja jete 55-vjeçari në Pogradec,

Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm në fshatin Guri i Kuq, Pogradec.

Dyshohet se vdekja e 55-vjeçarit lidhet me shkaqe natyrore, ndërsa policia është në vendngjarje dhe po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi R. T., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH