Aktualitet

E rëndë/ Gjendet i mbytur në lumin Shkumbin 69-vjeçari

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Gjendet i mbytur në lumin Shkumbin 69-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku një person është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin.

Policia ka njoftuar se viktima është një 69-vjeçar, i cili më herët ishte denoncuar i zhdukur prej familjes që prej ditës së djeshme.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH