Aktualitet

E quajti “kriminele me uniformë”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Shkruar nga Liberale
E quajti “kriminele me uniformë”, Gjykata e Posaçme

Është rrëzuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja “Partizani”.

Kërkesa e palës mbrojtëse të ish-kryeministrit Sali Berisha është rrëzuar nga gjyqtarja Flora Hajredini.

Pala mbrojtëse e Ish-kryeministrit e dorëzoi sot paradite shkresën zyrtare për përjashtimin e Gjokës nga gjykimi i kërkesës penale të SPAK për marrjen në pyetje të Berishës.

Në një dalje për mediat, Berisha ka hedhur një sërë akuzash ndaj Gjokës, duke e cilësuar “kriminele me uniformë që zbaton urdhrat e Ramës dhe që ka shkruar Kushtetutën në tavolinën e saj.”

Kujtojmë se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv sa i takon aferës së privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”, ndërkohë që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhet në burg.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH