Aktualitet

Dyshime për spiunazh, arrestohen dy shqiptarë në bazën detare greke, mediat helene: Ishin të dehur

Shkruar nga Liberale
Dyshime për spiunazh, arrestohen dy shqiptarë në bazën

Dy shqiptarë u arrestuan si të dyshuar për spiunazh mbrëmjen e së dielës, pasi u kapën duke lëvizur brenda bazës detare Salamis, e cila ndodhet në pjesën verilindore të ishullit të Salamina, rreth 16 kilometra në perëndim të Athinës.

Sipas mediave helene, shqiptarët të moshës 67 dhe 63 vjeç, u pikasën nga personeli i marinës të cilët i ndaluan. Burime policore për mediat greke thonë se dy shqiptarët ishin dukshëm në gjendje të dehur.

Oficerët i dërguan dy shqiptarët në departamentin e policisë së Salamina, ku dhe po mbahen aktualisht. Akuzat me të cilat përballen janë spiunazh dhe shkelje të sigurisë të bazave fortifikuara.

Baza detare e Salamis është më e madhja e marinës helenike, ku janë të punësuar rreth 10 mijë personel detar e civil.

Pjesa më e madhe e anijeve greke ndodhen në këtë ishull, ashtu sikurse administrata e saj, shërbimet e trajnimit dhe suportit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH