Të dielën e kaluar, Donald dhe Romeo Veshaj pranuan publikisht se janë larguar nga programi që i bëri të njohur, “Al Pazar”. Ata u shprehën se nuk do të jenë në të njëjtin program me Agron Llakajn, por do të qëndrojnë në të njëjtën familje.
Por aktori i humorit, Llakaj ka treguar detaje të reja nga marrëdhënia me dy vëllezërit.
Ata treguan se pas largimit do të qëndrojnë në të njëjtën familje dhe me Agron Llakajn janë ndarë
I ftuar në emisionin e pasdites në “Vizion Plus” ai ka treguar i prekur për largimin e tyre, teksa shpreson që ata të mos harrojnë të kthejnë kokën pas nga vijnë.
“Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse , por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”, është shprehur Llakaj, duke shtuar se këto fjalë do të dëshironte t’ua thoshte përballë, por ata nuk e kanë telefonuar prej një muaji./Gazeta Liberale