Zyrtarizohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për sfidën e parë eliminatore të “Euro 2024” kundër Polonisë në Varshavë, më 27 mars.
Anis Mehmeti dhe Jasir Asanin do të jenë dy prurjet e reja të trajneri brazilian Silvynho, që do të veshin për herë të parë fanellën kuqezi.
Nëse emri i Andi Hadrojt pritej, pasi SIlvinjo e monitoron prej kohësh në kampionatin shqiptar, risi është afrimi për herë të parë i Jasir Asanit, si dhe i Anis Mehmetit.
Ish-sulmuesi i Partizanit po bën mjaft mirë në Korenë e Jugut ku është transferuar së fundmi, ndërsa mesfushori ka shkëlqyer në Angli dhe është bërë një emër i njohur fillimisht me Uajkomb e më pas me Bristol ku u transferua pak javë më parë.
Ndërkohë, emra që kthehen në radhët e kombëtares shqiptare janë Jon Mersinaj dhe Lindon Selahi, të cilët po bëjnë shumë mirë në kampionatin kroat me klubet përkatëse.
Kombëtarja do të nisë përgatitjet ditën e hënë për duelin me kombëtaren e Fernando Santosit.