Showbiz

Dua Lipa shkon në Universitet: Prindërit e mi janë të lumtur, ia dola

Shkruar nga Liberale
Dua Lipa shkon në Universitet: Prindërit e mi janë të
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa mbajti të hënën (21 tetor) një fjalim në Universitetin e Kembrixhit për ndryshimin e normave gjinore në shoqëri. Me anë të një postimi në Instagram ku postoi imazhe nga fjalimi dhe takimi me studentët në Universitet, artistja shkruajti: “Të hënën isha në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të mbajtur një fjalim se çdo të thotë të jesh një grua e re në industrinë e muzikës, veçanërisht gratë artiste në media dhe media sociale, çfarë mund të bëjmë që të ndryshojmë normat gjinore në shoqëri. Prindërit e mi janë të lumtur që më në fund unë ia dola mbanë”. Tashmë, Dua është një artiste me famë ndërkombëtare, prandaj komenti i saj rreth një teme që përflitet në të gjithë botën konsiderohet tepër i vlefshëm.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH