Aktualitet

Drejtonin mjetet në gjendje të dehur, arrestohen katër shoferë

Shkruar nga Liberale
Drejtonin mjetet në gjendje të dehur, arrestohen katër

Katër persona janë arrestuar nga policia rrugore në Korçë, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Mësohet se në pranga ranë: Xh. P., 26 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, pasi u kap në gjendje të dehur në lagjen nr. 1, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”.

K.A., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori”, në Korçë, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.

R.H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Gani Butka”, në Pogradec, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

L.M., 56 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, u kap duke drejtuar, motomjetin tip “Yamaha”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH