Pak kohë më parë, Dojna Mema konfirmoi lidhjen me këngëtarin Vlashent Sata. Ajo publikoi një video ku shihej duke drekuar pranë tij.
Që nga ai moment, dyshja nuk janë fshehur më dhe nuk i kanë kursyer postimet plot dashuri në rrjete sociale.Vetëm së fundmi, Dojna ka ndarë videon më të ëmbël krah partnerit. Ato shihen duke kërcyer në krahët e njëri-tjetrit.
"Unë dhe Vlashenti pasi kemi parë "Just Dance", ka shkruar Dojna. Kujtojmë se "Just Dance" është spektakli më i ri i talenteve drejtuar nga vetë moderatorja.