Aktualitet

“Doing Business”/ Meta: Shqipëria të ndjekë shembullin e Maqedonisë

Shkruar nga Liberale
“Doing Business”/ Meta: Shqipëria të ndjekë

Presidenti Meta gjatë një interviste të dhënë sot për gazetarin Robert Rakipllari në “News 24” ka bërë thirrje që Shqipëria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, sa i përket investimeve të huaja dhe lehtësirave që u janë krijuar bizneseve.

Duke u ndalur në konkluzionet e raportit vjetor të "Doing Buisness" ai tha se Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut.

DEKLARATA E PRESIDENTIT META GJATË INTERVISTËS PËR “NEWS 24”

Por të mos harrojmë raportin e Bankës Botërore për “Doing Business”, Maqedonia e Veriut është e 17-ta në botë dhe ka mjaft raste që shumë sipërmarrës shqiptarë kanë ikur dhe planifikojnë të ikin, të zhvendosin investimet e tyre në këtë vend, gjë që nuk është normale.

Normale është që nga Maqedonia e Veriut të vijnë në Shqipëri, sepse kanë një akses edhe më të drejtpërdrejt në porte apo në gjithë logjistikën që do duhet të ofronte Shqipëria në këtë rast.

Të shohim strukturën e eksporteve të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë. Nuk ka asnjë lidhje, nuk ka asnjë krahasim. Të shohim investitorët e huaj që kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut që janë në industrinë automotive dhe në industritë më bashkëkohore dhe të shohim se çfarë investitorësh kanë hyrë në vendin tonë. Të shohim mbështetjen që jep Maqedonia e Veriut për bujqësinë, për fermerët dhe të shohim mbështetjen që japim ne në këtë drejtim.

Kam 6 vjet që kërkoj mos të marrim shembull Danimarkën, as Suedinë se janë pak larg nga ne, jo thjesht në kuptimin gjeografik, por në të gjithë rrugën e gjatë që kanë zhvilluar për të qenë aty ku janë.

Por të paktën për bujqësinë, për investimet e huaja dhe lehtësitë që krijon për investimet, të marrim shembull nga Maqedonia e Veriut. Sepse Maqedonia e Veriut, është kaq pranë dhe këto gjëra që kanë ndodhur atje, përse të mos ndodhin edhe në vendin tonë. Është vetëm çështje e vullnetit politik. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH