Aktualitet

Detaje nga vrasja e biznesmenit, u qëllua me plumb në zemër

Shkruar nga Liberale
Detaje nga vrasja e biznesmenit, u qëllua me plumb në zemër

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja Kastriot Reçit, ish-bashkëpronar i televizionit "Media Plus" në Lezhë.

Sipas Report TV, 47 vjeçari është qëlluar me snajper në zemër nga një distancë prej 150 metra. Reçi sapo kishte parkuar makinën dhe po hynte me vëllain në lokal" Mirdita" në pronësi të tyre. I vëllai i 47-vjeçarit kishte hyrë vetëm disa minuta më parë në lokal.

Ndërsa sipas, TCh se vrasësi përpara se të kryente ekzekutimin me snajper, ka shkuar në katin e fundit të një pallati, i cili ishte i pabanueshëm, pasi të zotët e shtëpisë nuk jetonin në të.

Ai e ka hapur derën me forcë dhe në atë shtëpi ka qëndruar derisa ka kryer vrasjen.

Tashmë janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në qytet, por ende nuk ka filmime qe tregojnë vrasësin me snajperin.

Por ka filmime me interes për hetimin nga dy kamera sigurie që lidhen me identifikimin dhe zbulimin e dy mjeteve, por edhe të një personi.

Pista e vetme e vrasjes së Kastriot Reçit, ngelet ajo e hakmarrjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH