Këngëtari Elton John do të publikojë së shpejti një libër me kujtime të titulluar “Me“.
Sipas “People”, ai është shprehur se princeshë Diana kishte shumë ndikim mbi meshkujt.
Ai kujton edhe një rast ku aktorët Richard Gere dhe Sylvester Stallone gati sa nuk u rrahën me grushte për Dianën.
Ajo në atë kohë ishte ndarë nga princ Charles dhe Richard e kishte mbyllur lidhjen me Cindy Craëford.
Por Stallones nuk i pëlqente afrimiteti i tyre, pasi ai kishte plan që t’i afrohej vetë.
Dy aktorët patën një debat në korridor, por të tjerët ndërhynë e i ndanë në kohë.
Sipas Elton John, Stallone është larguar më pas i mërzitur nga shtëpia, duke thënë: “ Po ta dija se princi i kaltër i dreqit do të ishte këtu, nuk do të vija fare!”./Gazeta Liberale