
Pas akuzave që kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Erion Braçe, kanë lëshuar ndaj Prokurorit në Durrës Arian Ndoja, duke thënë se ai mbështet bandat e krimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur shqyrtimin për këtë rast.
Ndaj prokurorit Ndoja ka pasur akuza për shpërdorim detyre e presion ndaj zyrtarit të hipotekës në Durrës.
Prokurori Arjan Ndoja ishte në seancën gjyqësore, ku Gjykata e Durrësit vendosi masë sigurie arrest me burg për Liridon Pulën.
Pas seancës, zv. kryeministri Erion Braçe akuzoi prokurorin Arian Ndoja se mbështet bandat kriminale dhe u bën presion zyrtarëve .
Sipas Braçes është presion kriminal mbi drejtuesin e Kadastrës në Durrës, për shkak se Pula nuk ka pranuar të legalizojë pallate monstrueze, siç i quajti zv.kryeministri, pavarësisht se ka qenë nën presionin e banditëve që grabisin prona në zonën bregdetare të Durrësit dhe mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë./Gazeta Liberale