Aktualitet

Deklarimet zyrtare të fushatës/ PS shpenzoi tre herë më shumë se PD

Shkruar nga Liberale
Deklarimet zyrtare të fushatës/ PS shpenzoi tre herë më

Partia Socialiste ka shpenzuar 173 milionë lekë në fushatë zgjedhore ose mbi 1.44 milionë euro. Kjo shumë është trefishi i shpenzimeve të PD-së në vlerën e 47 milionë lekëve ose 390 mije euro dhe i LSI-së në vlerën e 43 milionë lekëve ose 360 mije euro.

Këto janë të dhënat nga raportet financiare të depozituara në KQZ nga partitë. Paratë e financimit të partive vijën nga katër burime kryesore.

Nga Buxheti i Shtetit, ku sipas ligjit, KQZ ndan paratë sipas kuotave, nga kontributet e kandidatëve, nga kontributet e personave fizikë të cilat mbështesin kauzën e partisë dhe të ardhurat e krijuara nga kuotat që i merren anëtarësisë.

Nga të dhënat vihet re se anëtarësia e PD-së është më e dobëta sa i përket shumës së të ardhurave që kontribuon, ndërsa para saj vjen LSI dhe në krye qëndron PS, së cilës rreth 44% të financimeve në fushatë i vijën nga baza e anëtarësisë. PD është gjithashtu e fundit sa i përket kontributit që kandidatët politikë kanë bërë për të.

Partitë kryesisht kanë shpenzuar për reklama, sponsorizime, materiale zgjedhore dhe për skenat e tubimeve. Nga Partia Socialiste bie në sy se shumë para janë harxhuar për median sociale Facebook dhe për zyra partiake me qira.

Këto shpenzime janë vetëm ato që deklarohen nga partia, ndërsa shpenzimet individuale të kandidatëve kandidat nuk kalojnë në këtë filtër.

Shpenzimet në fushatë

PS – 176 538 071 mln lekë

PD – 47 625 660 mln lekë

LSI – 43 501 573 mln lekë

Të ardhurat e Partive

PS

Të ardhura nga fonde publike 55 826 750

Të ardhura nga persona fizikë 5 101 904

Të ardhura nga kandidatët 38 628 598

Të ardhura të krijuara nga anëtarësia 76 980 834

PD

Të ardhura nga fonde publike 33 318 149

Të ardhura nga persona fizikë 1 481 320

Të ardhura nga kandidatët 2 103 625

Të ardhura të krijuara nga anëtarësia 10 722 565

LSI

Të ardhura nga fonde publike 18 975 182

Të ardhura nga persona fizikë 1 031 106

Të ardhura nga kandidatët 7 546 214

Të ardhura të krijuara nga anëtarësia 15 757 046

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH