Globi

Dëbimi i dy iranianëve nga Shqipëria, reagon DASH

Shkruar nga Liberale

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus ka përshëndetur dhe lavdëruar vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar nga vendi dy diplomatët iranianë.

Të mërkurën qeveria shqiptare njoftoi për dëbimin e dy zyrtarëve iranianë, shtetasit Seyed Ahmed Hosseini Alast dhe Mohamed Peimanemati.

Me publikimin e lajmit, Zëri Amerikës raportoi se këta dy diplomatë kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.

“Ne e lavdërojmë vendimin e qeverisë së # Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur # Iran. Regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë” – shkruan Ortagus.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH