Aktualitet

Covid/ 24 pacientë në spital, vetëm 1 prej tyre në terapi intensive

Shkruar nga Liberale
Covid/ 24 pacientë në spital, vetëm 1 prej tyre në terapi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik numrin e të shëruarve nga Covid në vendin tonë. Dr. Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, njoftoi gjatë deklaratës së sotme për mediat, se të shëuar në 24 orët e fundit janë edhe 28 qytetarë.

“682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive”- theksoi ajo.

Sipas saj, me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH